Arsenali mendon për shitjet, dy “yjet” e londinezëve gati të largohen në fund të sezonit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 2, 2019 | 14:34

Arsenali mendon për shitjet, dy “yjet” e londinezëve gati të largohen në fund të sezonit

Arsenali po kalon momente krize, teksa edhe pas largimit të Unai Emerit, skuadra nuk arriti të fitoj kundër Noruiçit, në kampionat.

ARSENAL

“Topçinjtë” nëse nuk do të arrijnë dot vendin e katërt, që iu jep të drejtën të marrin pjesë në Ligën e Kampionëve, gjatë verës do të detyrohen të shesin yjet e tyre.

Këtë e raporton “Daily Mail”, që bën me dije se Pier-Emerik Obamejang dhe Aleksandër Lakazet me shumë mundësi do largohen nga klubi londinez, në rast se Liga e Kampionëve nuk arrihet.

Të dy sulmuesit janë nga të paktët që biën në sy tek Arsenali dhe që tani kanë nisur kontaktet nga klubet e mëdha. Talenti dhe klasi i tyre është i padiskutueshëm, kështu që Arsenali do kujdeset për çmimin e lartë të kartonëve.

/PANORAMASPORT.AL/

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"