Arsenali i heq shiritin Xhakës, Unai Emeri e lë përsëri jashtë. Zbulohet kapiteni i ri i “Topçinjve”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 6, 2019 | 12:57

Arsenali i heq shiritin Xhakës, Unai Emeri e lë përsëri jashtë. Zbulohet kapiteni i ri i “Topçinjve”

Trajneri i Arsenalit, Unai Emeri, konfirmoi përpara ndeshjes së sotme në Ligën e Europës kundër Vitoria Guimaraesh se Granit Xhaka nuk do të jetë më kapiteni i “topçinjve” pas sherrit me tifozët në derbin me Palasin.

xhaka

Emeri tha se e ka njoftuar mesfushorin për vendimin e tij mëngjesin e të martës, të cilin e la jashtë skuadre për ndeshjen e tretë radhazi. Ai njoftoi se kapiteni i ri do të jetë Obamejang. Por as sulmuesi gabonez nuk ka udhëtuar me ekipin në Portugali dhe shiritin sot pritet ta mbajë Bejerin.

Auba

“Fola me Granitin dhe ai nuk do të jetë më një nga kapitenët tanë. E njoftova dhe ai e pranoi vendimin tim. Vendimi për të mos e grumbulluar as këtë sfidë është se kemi nevojë për të punuar më shumë kohë me të. Mendoj se rikthimi i tij pa shirit do e ndihmojë atë dhe lojën e tij”, tha Emeri.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"