Arrestohet ylli i Bundesligës, akuzohet se përdhunoi një adoleshente në Ibiza

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 11, 2022 | 17:17

Arrestohet ylli i Bundesligës, akuzohet se përdhunoi një adoleshente në Ibiza

Një nga yjet e kampionatit gjerman të futbollit, mesfushori Atakan Karazor i skuadrës së Shtutgartit, është arrestuar sot në Ibiza me akuzën e përdhunimit. Futbollisti 25-vjeccar gjerman ishte me pushime atje, por ka përfunduar pas hekurave, bashkë me një bashkëmoshatar me të njëjtën akuzë.

VfB-Wehen-1920-Atakan-Karazor_00000_frz_752x423

Policia në Ibiza bëri të ditur se Karazor dhe shoku i tij kishin përdhunuar një 18-vjeccare, e cila kishte kërkuar ndihmën e autoriteteve dhe ishte dashur të merrte edhe ndihmë në spitalin e qytetit. Një ngjarje e rëndë që ka detyruar policinë që të shoqërojë menjëherë dy shtetasit gjermanë.

Ata janë në qeli dhe u është komunikuar masa e arrestit me burg pa të drejtë kaucioni, derisa të zbardhen më shumë detaje rreth kësaj ngjarje. Klubi i Shtutgartit konfirmoi identitetin e futbollistit të saj dhe theksoi se ishte në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësuesit ligjorë të tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"