Arrestohet trajneri i kombëtares shqiptare, akuzohet se është pjesë e bandës “Bajri” në Shkodër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2018 | 21:08

Arrestohet trajneri i kombëtares shqiptare, akuzohet se është pjesë e bandës “Bajri” në Shkodër

Një nga të arrestuarit, si pjesë e grupit të rrezkshem kriminal ‘Bajri” është edhe një emër i njohur i botës së sportit në vend. Bëhet fjalë per Armir Grimaj, sot 44 vjeç.

grimaj

Ai është ish-portieri legjendar i Vllaznisë së Shkodrës. Në klubin shkodran ai ka qenë edhe në rolin e drejtorit teknik. Aktualisht ai mban postin e trajnerit të Kombëtares së Femrave.

Grimaj numëron edhe 4 takime me përfaqësuesen tonë, të luajtura gjatë viteve1998-2000.

Kujtojme se Grimaj ka qenë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë të PD-së, ne garen zgjedhore të vitit 2013.

lista

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"