Arrestohet presidenti i Turbinës, u kap me pistoletë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 20, 2019 | 20:55

Arrestohet presidenti i Turbinës, u kap me pistoletë…

Personi i arrestuar nga policia e Tiranës, që u kap me armë pa leje është emër i njohur për sportin në vend.

Sipas “News 24” ai eshte Gentian Gjoka, presidenti i ekipit të futbollit të Turbinës së Cërrikut. 

presidenti

Gjoka tashmë do të përballet me drejtësinë me akuzën e armëmbajtjes pa leje duke rrezikuar 7-15 vite burg.

Policia e Tiranes njoftoi se ai ishte person i shpallur në kërkim nga Policia e Vlorës, me akuzen për “Mashtrim”.

Shtetasi G. Gj., 45 vjeç, lindur në Vlorë dhe banues në Tiranë u zbulua nga policia pas informacioneve qe mberriten se ai qarkullonte me arme zjarri. Policia iu vu ne ndjekje dhe e lokalizoi ne rrugën “Medar Shtylla” ne kryeqytet dhe falë ndërhyrjes në kohë është bërë e mundur kapja e tij.

Nga kontrolli fizik dhe në banesë këtij shtetasi iu gjet një armë zjarri pistoletë, me një krehër me fishekë luftarak.

rma

Operacioni “Lokalizmi”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 2.

Kapet një person i shpallur në kërkim, i cili mbante armë zjarri me vete.

Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë, me një karikator me fishekë luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe të atyre që qarkullojnë me armë zjarri, kanë shtuar kontrollet në gjithë territorin që kanë në juridiksion.

Bazuar në informacionet e marra nga qytetarët se një person në kërkim qarkullonte me armë zjarri, nga shërbimet e Seksionit të Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 Tiranë është organizuar dhe finalizuar operacioni “Lokalizimi”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit të shpallur në kërkim:

G. Gj., 45 vjeç, lindur në Vlorë dhe banues në Tiranë.

Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur lokalizimin e tij në rrugën “Medar Shtylla” dhe falë ndërhyrjes në kohë është bërë e mundur kapja e tij. Nga kontrolli fizik dhe në banesë këtij shtetasi iu gjet një armë zjarri pistoletë, me një krehër me fishekë luftarak.

Nga verifikimet e bëra rezultoi se shtetasi G. Gj. ishte i shpallur në kërkim për llogari të DVP Vlorë, për veprën penale “Mashtrimi”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"