Arabia Saudite e shpalli ditë pushimi, Cikalleshi shkëlqen me dopietë golash dhe një asist

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 23, 2022 | 20:23

Arabia Saudite e shpalli ditë pushimi, Cikalleshi shkëlqen me dopietë golash dhe një asist

Sulmuesi i Kombëtares, Sokol Cikalleshi, shkëlqeu me dopietë dhe asisti në miqësoren që ekipi i tij Khaleej zhvilloi ditën e sotme ku triumfoi me rezultatin 5-0.

cikalleshi

Kujtojmë që prej janarit bomberi kavajas u transferua në Arabinë Saudite, ku kërkon të shndërrohet në protagonist. Dopieta e golave dhe asisti u shënuan në një ditë speciale për arabët.

Festa në dhomat e zhveshjes, në stadium e në Katar, nuk mund të kalonte pa një të tillë në Arabinë Saudite që ishte e gjitha në rrugë ditën e djeshme. Ekzaltimi për triumfin ndaj Argjentinën ama nuk ka ngelur me kaq, pasi mbreti i sauditëve, Salman bin Abdelaziz, ka dekretuar pushim ditën e sotme si për sektorin publik dhe për atë privat me motivacionin:

“Për fitoren e kombëtares saudite ndaj Argjentinës”. Monarku ka pranuar kërkesën e djalit të tij, princit Mohamed bin Salman, që njihet gjerësisht si pronari i Njukasëllit në Premier Ligë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"