“Apolonia s’e ka problem të bjerë nga kategoria”, Ndreu: Ja çfarë nuk shkoi në ndeshjen e sotme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 27, 2021 | 15:24


“Apolonia s’e ka problem të bjerë nga kategoria”, Ndreu: Ja çfarë nuk shkoi në ndeshjen e sotme

Trajneri i Kastriotit, Ramazan Ndreu, foli pas barazimit 0-0 në shtëpi ndaj Kastriotit. Në prononcimin pas ndeshjes për “Gol pas Goli”, tekniku i skuadrës kruatane u shpreh:

bandicam 2021-02-27 15-21-03-225

“Ishte një ndeshje ku krijuam shumë volum. Na mungoi konkretizimi para portës. Duhet qetësi që të mundësh kundërshtarët e lehtë. Duhet të ishim të kujdesshëm, të luftonim fortë, por sot na rrëmbeu pak paniku dhe nuk ishim të qartë.

Jemi një skuadër, që duhet t’i vlerësojmë të gjitha skuadrat maksimalisht. Fieri është një skuadër që më pëlqen. Luan pa presion. Është një skuadër që edhe po të bjerë nga kategoria nuk e ka problem. Skuadrat e tjera dhe ne kemi presion.

Në 3 javë kemi marrë 1 pikë. Kemi forcën si skuadrën për të marrë veten. Janë 2-3 lojtarë që na mungojnë dhe na risin cilësitë. Është Henri, Bojan dhe Okebugu.

Na japin atë që na mungon në mesfushë. I thashë skuadrës që duhet të ishim shumë të qetë. Ne akoma jemi të vegjël edhe vetë, nuk i kemi mundësitë që të diferencojmë skuadrën. Edhe me 1 pikë ruajmë diferencën e pikëve me skuadrat e tjera”, u shpreh Ndreu.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/