Apolonia piketon 3 lojtarë cilësorë, zbardhen planet e merkatos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 6, 2017 | 19:11

Apolonia piketon 3 lojtarë cilësorë, zbardhen planet e merkatos

A shtu si merkaton e vitit të shkuar, drejtuesit e Apolonisë kanë vendosur që të ndjekin të njëjtën strategji merkatoje edhe për sezonin e ri. Me objektivin për ta rikthyer ekipin në Superiore, drejtuesit kanë në plan që të afrojnë tre-katër lojtarë të rinj në moshë, por që bëjnë diferencën me grupin aktual.

Apolonia

Trajneri Elidon Demiraj, që do vazhdojë të jetë në krye të skuadrës edhe vitin tjetër, posedon një listë preferenciale me lojtarët që i duhen në skuadër për ta përforcuar atë.

Elidon Demiraj

PLANET

Burime të besueshme pranë klubit kanë bërë me dije  se bëhet fjalë për një mesfushor qendre dhe dy sulmues, të cilët janë paraqitur mirë me skuadrat ku janë aktivizuar në sezonin e shkuar. Megjithatë, sa u takon emrave, drejtuesit e klubit janë treguar disi të rezervuar, deri në momentin që tratativat do të përfundojnë.

Taulant Hysenshahaj Apolonia

Por, për të lëvizur në merkato, klubi është duke pritur edhe miratimin e buxhetit për sezonin futbollistik 2017-2018. Por, ajo që mund të thuhet me siguri është fakti se stafi teknik do t’u besojë atyre lojtarëve që e ndiejnë peshën e fanellës.

Suksesi i disa futbollistëve të rinj të afruar nga merkatoja apo atyre të dalë nga akademia e futbollit vendës të bëjnë që të besosh te suksesi dhe është një sinjal pozitiv për drejtuesit e klubit që t’u japin atyre përkrahje duke vazhduar aplikimin e strategjisë së sezonit të kaluar.

tirana apolonia

Me mbështetjen e tifozëve në kampionatin e ri, shpresohet që fierakët të arrijnë të rikthehen në Superiore. Fierakët mbyllën një kampionat të dështuar, duke u renditur në pesë ekipet që luftonin për t’i shpëtuar rënies në Kategorinë e Dytë.

apolonia-tirana

Drejtuesit aplikuan një strategji ndryshe nga vitet e kaluara, duke ndërtuar një ekip me futbollistë të rinj. Por, kjo nuk rezultoi efikase. Tashmë, pritet të afrohen lojtarë cilësorë për të fuqizuar grupin dhe për të tentuar rikthimin në elitë.

MIKEL MBRIÇAJ

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"