Anulime dhe bojkot, “Tokio 2020” bëhet olimpiada e parë në histori që shtyhet…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 24, 2020 | 16:14

 Anulime dhe bojkot, “Tokio 2020” bëhet olimpiada e parë në histori që shtyhet…

Disa orë më parë erdhi edhe zyrtarizimi nga CIO, ku u njoftua shtyrja për një vit e Lojërave Olimpike ‘Tokio 2020’, për shkak të situatës emergjente të krijuar nga Koronavirusi. Por në historinë e Lojërave Olimpike ka pasur edhe raste të tjera kur ky event është anuluar, apo është zhvilluar me pjesëmarrje të reduktuar. Tre edicione (1916, 1940, 1944) nuk u mbajtën për shkak të luftës, ndërsa tre edicione të tjera (1976, 1980, 1984) humbën disa prej protagonistëve për shkaqe bojkoti.olimpiad

Kështu ndër vite, luftërat apo politika i kanë ndalur apo ridimensionuar këto veprimtari. Në vitet 1916, 1940 dhe 1944 olimpiadat u anuluan për shkak të Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore. Ndërsa në eventin e Berlinit në vitin 1938, ishte amerikani Xhes Ouens, i cili me 4 medaljet e arta i prishi planet e fitores Hitlerit. Në vitet pasardhëse në tre raste të tjera, konfliktet politike reduktuan pjesëmarrjen. Për herë të parë ndodhi në Montreal 1976, ku thuajse të gjitha shtetet afrikane e bojkotuan eventin, për shkak të çeshtjeve të racizmit.

Një situatë që do të përsëritej edhe dy herë, gjatë viteve 80-të, por për të tjera motive politike. Në Lojërat Olimpike “Moskë 1980”, SHBA së bashku me disa aleatë të tjerë perëndimorë, si dhe disa shtete arabe nuk morën pjesë, pasi një vit më parë Bashkimi Sovjetik kishte nisur pushtimin e Afganistanit. Në këtë aktivitet ishte rreth 60-të numri i shteteve, të cilat refuzuan të merrnin pjesë.90651365_206671560606645_7387446154025238528_n

Ndërsa katër vite më vonë në Olimpiadën “Los Anxhelos 1984” erdhi kundërpërgjigja e Bashkimit Sovjetik ndaj amerikanëve. Kështu pas anulimeve dhe bojkotimeve, me shtyrjen e “Tokyo 2020” shkruhet një kapitull i ri dhe i dhimbshëm i olimpizmit, kur për herë të parë në histori një event i tillë shtyhet. Por këtë nuk ka të bëjë as lufta dhe as politika, por emergjenca e krijuar nga virusi Covid-19.

ARTIN LLESHAJ-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"