Antonio Kasano thumbon keq Imobilen: Italia e fitoi Kampionatin Europian pa… sulmues

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 13, 2021 | 21:37

Antonio Kasano thumbon keq Imobilen: Italia e fitoi Kampionatin Europian pa… sulmues

Antonio Kasano njihet për deklaratat e tij thumbuese dhe kësaj herë i është përveshur sulmuesit të Italisë, Çiro Imobile.

kasano

Në emisionin e Bobo Vierit, Kasano u shpreh se Italia kishte një problem pasi fitoi Kampionatin Europian pa sulmues.

‘’Ne kishim një problem shumë të madh, u bëmë kampion Europe pa pasur një sulmues. Është fakt, diçka unike. Faleminderit trajnerit i cili që në konferencën e parë për shtyp tha se do ta fitonte Kampionatin Europian’’, tha Kasano.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"