Ankth për Marash Kumbullën, lë fushën i dëmtuar pas 20 minutave ndaj Romës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 15, 2020 | 23:25

Ankth për Marash Kumbullën, lë fushën i dëmtuar pas 20 minutave ndaj Romës

Marash Kumbulla është detyruar të mbyllë ndeshjen ku Verona luan me Romën në transfertë, para kohe.Kumbulla

Mbrojtësi shqiptar është zëvendësuar në minutën e 20’ nga trajneri Juricc, pasi kishte pësuar një dëmtim dhe i la vendin Di Markos.

Kumbula ka pasur një problem muskulor, teksa nuk dihet ende shkalla e dëmtimit, por do të mësohet më vonë pasi lojtari t’i nënshtrohet analizave më të detajuara.

Lojtari është shtrirë në fushë dhe nuk mund të vazhdonte më lojën, duke kërkuar zëvendësim të menjëhershëm.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"