Ançeloti: Këta janë futbollistët që do t’i merrja Milanit, kur isha në Londër…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 16, 2018 | 13:40

Ançeloti: Këta janë futbollistët që do t’i merrja Milanit, kur isha në Londër…

Trajneri i Napolit Karlo Ançeloti ka folur për eksperencën që po kalon në qytetin jugor. Në intervistën për “DAZN”, tekniku është pyetur edhe se kë futbollist do të preferonte të merte nga Milani, megjithatë 59-vjeçari ka qenë diplomatik në përgjigje.

anceloti

“Në Napoli është shumë bukur, klima është e mrekullueshme dhe ka disa panorama të jashtëzakonshme. Kur isha në Londër thoja se doja të kaloja një fundjavë në Kapri, por ishte e vështirë. Këtu më mjafton vetëm gjysmë orë”, është shprehur fillimisht Ançeloti.

“Është e vështirë për mua të zgedh futbollistët që do të doja të merja nga Milani. Megjithatë po them disa emra, jo vetëm 1. Do të merrja Van Basten, Pirlo dhe Kaka. Nga skuadra e tjera do të preferoja Zidan dhe Ronaldo. Nuk zgjedh asnjë, do të mbaj këta që kam”, ka përfunduar tekniku.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"