Analiza/ Spanja e ka armikun në shtëpinë e saj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 17, 2021 | 0:08

Analiza/ Spanja e ka armikun në shtëpinë e saj

Kombëtarja spanjolle u rikthye në Sevilje, një qytet që ka qenë fatsjellës dhe ku ka histori për të shkruar romane me intriga, emocione dhe mistere. Pa dyshim, debutimi në Europian nuk ishte i duhuri për shkak të rezultatit, por mbi të gjitha edhe për ndodhitë në stadium.

Spanje Suedi

Ndeshja në Sevilje duhet të ishte një armë më shumë për formacionin e Luis Enrikes, por në fakt ndodhi e kundërta. Tifozët e pranishëm në stadium vërshëllyen skuadrën dhe në veçanti Alvaro Moratën, por gjithashtu edhe terreni ishte problematik. Vërshëllimat në fakt nuk janë risi në kombëtaren spanjolle, pasi është diçka që ka ndodhur shpesh.

Nuk mund të harrohen vërshëllimat e shumta ndaj lojtarëve si Klemente, Luis Suarez, Luis Aragones apo Xherard Pike. Por, interesant është fakti që asnjë nga rastet e mësipërme nuk ka të bëjë me humbjen e rasteve në fushën e lojës, por për arsye të tjera. Morata po. Stadiumi “La Kartuha” nuk ia fali gabimin e bërë ndaj Portugalisë. Duhet të dilte sulmuesi nga fusha e lojës që tifozët të fillon sërish të duartrokisnin skuadrën.

BARI PROBLEM- Një tjetër element ku Spanja dështoi totalisht është bari i stadiumit “La Kartuha”. Ishte një bar i thatë, tapet i prishur dhe me shumë problematikë. Në këtë mënyrë, Spanja nuk mund t’i jepte shpejtësi lojës së saj dhe ta qarkullonte topin ashtu siç kishte dëshirë. Përqindja e lartë e topit dhe pasimet e shumta nuk patën fare efekt në rezultatin përfundimtar të ndeshjes.

Olmo Spanja

Punëtorët kanë nisur ta riparojnë atë për sfidat e tjera. Spanja mendon se e ka “armikun” në shtëpi dhe dëshiron që ta ndryshojë këtë trend negativ. Në ndeshjen e dytë shpreson që gjërat të jenë ndryshe dhe ekipi i Luis Enrikes të marrë fitoren e parë në këtë Europian për të mos i ndërlikuar gjërat dhe për të mos e çuar sfidën në ndeshjen e fundit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"