ANALIZA/ Skaloni me Alvarezin për ritëm, por ndeshjen e zgjidhi individi Mesi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 28, 2022 | 20:22

ANALIZA/ Skaloni me Alvarezin për ritëm, por ndeshjen e zgjidhi individi Mesi

Ndeshja që duhet të ishte një finale, pavarësisht tri pikëve të marra nga Argjentina që ishte edhe rezultati i shumëkërkuar dhe i pritur, nuk ishte një shfaqje e bukur e ofruar nga bardheklatrit.

mesi

Pavarësisht se Skaloni kishte ndryshuar pesë lojtarë krahasuar me debutimin ndaj Arabisë, ajo që u pa në fushë përveç frikës dhe mungesës së kurajës ishte vetëm qarkullim topi.

Edhe pse pa tentuar portën, problemi i vërtetë u duk në mesfushë, aty ku as Mek Alister e as Rodrigez nuk arritën dot të ngrinin ritmin. Një tjetër pikë e dobët në pjesën e parë, por edhe në vazhdim ishte Lautaro Martinez, gjithmonë i shkëputur nga pjesa tjetër e skuadrës.

Gjithsesi ndërhyrja më efektive e Skalonit në të dytën u duk se ishte aktivizimi i Julian Alvarezit, që pati efektin e tij në zgjimin e skuadrës dhe përpjekjet e njëpasnjëshme për të thyer prapavijën meksikane, edhe pse në fund goli i takoi Enzo Fernandezit, një tjetër të ardhuri nga pankina që po magjeps Argjentinën.

E pavarësisht se Skaloni mund të marrë meritat e veta për trukun e kryer në një Argjentinë që vazhdon të mos shkëlqejë, padyshim që ekuilibrat këtë herë i zhvendosi klasi i Lionel Mesit, faktor absolut në mënyrën si u paraqit skuadra në minutat pas golit të parë të tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"