ANALIZA/ Seria A, oazi që po nxit eksodin spanjoll

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 13, 2021 | 22:17

ANALIZA/ Seria A, oazi që po nxit eksodin spanjoll

Askush nuk dyshoi në cilësinë e Zlatan Ibrahimoviçit kur ai nuk triumfoi nën urdhrat e Guardiolës në Barça dhe aq më pak tek Ashraf Hakimi kur Reali e largoi sepse nuk kishte vend. Marokeni, ashtu si Teo Hernandez, janë dy ndër mbrojtësit e krahut më të mirë në botë dhe Italia i ka hapur dyert e niveleve të larta, ashtu siç bënte me Alavaro Moratën i cili gjeti te Juventusi ambientin që Reali nuk ia ofronte dot.

pjimage (26)

Kristiano Ronaldo la pikërisht kryeqytetin spanjoll, për të bërë Torinon epiqendër europiane, duke dhënë një tjetër shembull se si shumë kampionë po preferojnë përsëri Italina siç ndodhte në dekadat e kaluara. Shembuj të tjerë janë Luis Muriel që në Sevijë dështoi ashtu si edhe Çiro Imobile që tashmë është “Këpuca e Artë” në fuqi e Serisë A.

CR7 dhe IBRA NË KRYE – Futbolli është një ekuacion me shumë të panjohura, por sipas “AS”, në vitet e fundit po vërehet një eksod i frikshëm nga kampionati spanjoll drejt atij italian. Siç thamë, Ronaldo është shembulli më i shndritshëm. Portugezi nuk u skarcua për çështje moshe, por me sa duket Juvja është ishulli i lumturisë për ish madrilenët. Morata, Danilo dhe Khedira kanë shijuar suksese që në Madrid vështirë se do t’i përjetonin si protagonistë dhe fatin e tyre po e tenton edhe Artur që në verën e kaluar këmbeu, jo me shumë dëshirë, plazhet e Barcelonës për mjegullën e Torinos. Nëse nuk mjaftojnë këta shembuj, mjafton të përmendim Milanin ku Ibrahimoviç po shkëlqen në moshën 39 vjeçare. Kastijeho bëri gjithashtu hovin cilësor duke lënë Vijarealin për “Djallin” teksa në gjurmët e tij u hodhën Teo Hernandez në verën e 2019-ës dhe Brahim Diaz në atë të vitit të kaluar. Një tjetër që ka shijuar Spanjën është Simon Kjaer, por ndalesa te Atalanta venit disi njollën e “emigrantit”.

TË TJERËT – Emrat e njohur janë pjesë e ekuacionit të sipërpërmendur, por ka edhe nga ata që megjithëse nuk kanë joshjen e kolegëve të falshëm po bëjnë bujë në Serinë A. Një copëz e kësaj ane të “La Liga”-s u transferua menjëherë te Roma ku militojnë Borha Majoral (ishReal Madrid), Pau Lopez (ish-Espanjol), Gonzalo Vijar (ish-Elçe), Karles Perez dhe Pedro (Barça) apo edhe Facio që ka qenë pjesë e Sevijës. Ka edhe të tjerë si Luis Alberto, Kajehon apo Borha Valero që prej vitesh bëjnë ligjin në Serinë A, teksa nuk duhet harruar Jorente që të Juvja ka provuar shijen e të shpallurit kampion, ndërsa Godin është pjesë e Kaljarit pas një sezoni te Interi pasi u largua nga Atletiko. Siç thamë, Itali po shndërrohet në një destinacion të preferuar për lojtarët e kampionatit spanjoll, çka dëshmon se rritja e Serisë A nuk vjen vetëm “katenaçio” që po pluhuroset, por edhe nga kontributi i atyre që për vite me radhë i dhanë hijeshi La Liga-s.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"