Skënderbeu dominoi ndaj një rivali pa personalitet dhe që i mungon një lider

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2017 | 17:39

Skënderbeu dominoi ndaj një rivali pa personalitet dhe që i mungon një lider

SHKËLQIM MUÇA

 

Shkelqim MucaNë ndeshjen e djeshme, në fushë ka pasur një skuadër, e cila gjatë gjithë kohës ishte shumë aktive, që ishte Skënderbeu, dhe Partizani që ishte shumë konfuz, si në sulm, ashtu edhe në mbrojtje. Një skuadër pa personalitet. Ndërsa Skënderbeu gjatë gjithë takimit ka dominuar, ishte aktiv, i durueshëm deri në fund dhe arriti rezultatin, duke fituar.

Skënderbeu luajti si skuadër dhe po të shikosh në organizimin e sulmeve në portën kundërshtare merrnin pjesë mbrojtësit anësorë, Vangjeli dhe Mici, duke qenë në mbështetje të sulmit, pra ishte në bllok. Kjo ishte një nga gjërat që i mungoi Partizanit në takimin e djeshëm. Me atë që pamë në fushë, Partizani më shumë mendoi që të mbante rezultatin. Edhe në ato raste që kishte topin në zotërim, ishte shumë konfuz në ndërtimin e sulmeve. Një skuadër akoma e paformuar mirë, pa karakter dhe pa një lider në përbërje.

skenderbeu feston

Skënderbeu ishte mjaft i ekuilibruar, duke sulmuar mirë, por pa harruar që të mbrohej me kujdes. Ndeshja ishte përgatitur mirë, por nuk duhet të harrojmë se është një skuadër që ka kualitete në përbërje dhe luan në bllok, ka kombinacione dhe shkon te porta kundërshtare shumë lehtë. Ndërsa Partizani vazhdon të ketë ende probleme në harmonizimin e skuadrës. Lojtarët e rinj që kanë ardhur në merkaton e verës nuk janë përshtatur ende me pjesën tjetër të ekipit, do ende kohë që të përshtaten me njëri-tjetrin. Duhet që kjo skuadër të vazhdojë të punojë dhe lojtarët të kenë më shumë besim e personalitet kur marrin topin.

Soue Skenderbeu

Partizani bën shumë pak pasime gjatë ndeshjes dhe krahët i ka inaktivë. Mbrojtësit anësorë në këtë ndeshje nuk kanë bërë mirë. Megjithatë nuk duhet që të harrojmë se Skënderbeu ia imponoi lojën një rivali pa forcë dhe pa personalitet. Partizani ende nuk është një skuadër, edhe pse ka lojtarë cilësorë.

E përsëris që duhet ende kohë, por për një skuadër duhen edhe pikët, pasi kundërshtarët largohen. Megjithatë është ende shpejt dhe mund të rikuperojë. Por disa lojtarë janë jashtë forme, ndërsa disa të tjerë mundohen të japin maksimumin. Ajo që vihet re te skuadra e kuqe është se lojtarët nuk kanë lidhje organike dhe në mendim janë shumë larg njëri-tjetrit.

TRAJNERËT

Pasqyrimi i punës së një trajneri është loja, ajo që skuadrat japin në fushë gjatë gjithë takimit. Trajneri i Partizanit, Iuliano, po punon me ekipin e tij, por për të ndërtuar një skuadër, duhet shumë punë. Megjithatë, në fund ai që nuk pret është gjithmonë kampionati.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"