Analiza/ Nga Melo te Rakitiç, ja dritëhijet e merkatos së Barçës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 25, 2020 | 0:04

Analiza/ Nga Melo te Rakitiç, ja dritëhijet e merkatos së Barçës

Ditën e djeshme u mbyll në mënyrë zyrtare transferimi i Nelson Semedos te skuadra e Uolvesit për 30 milionë euro dhe 10 milionë të tjera në formë bonusesh. Edhe Luis Suarez do të shkojë tek Atletiko e Madridit, por për këtë çështje nuk dihet sa është shuma që do të paguajë skuadra e Simeones.

BARCA

Mjaftojnë këto dy largime për të kuptuar se si ka qenë realisht merkatoja e Barcelonës. Disa operacione kanë qenë të shkëlqyera, ndërsa disa lojtarë të tjerë janë “falur”. Domosdoshmëria për të larguar një pjesë të madhe rrogash ka provokuar lëvizje të tilla te Barcelona. Kjo merkato në dalje ka qenë me dritë dhe hije. Mbetet për t’u parë si do të jenë afrimet, nëse do të ketë.

1577703188_725078_1577720174_noticia_normal_recorte1

ARTUR MELO- Braziliani u transferua te Juventusi për 72 milionë euro dhe 10 të tjera në formë bonusesh. Braziliani u transferua para dy vitesh për 31 milionë euro dhe plusvalenca ishte e kënaqshme. Por kjo shitje u transferua me blerjen e Pjaniçit për 60 milionë euro. Dy çmime larg normales, por që i shërbyen si Juventusit ashtu edhe Barcelonës për të rregulluar bilancet e një viti më parë.

IVAN RAKITIÇ- Lojtari i dytë që u largua ishte Ivan Rakitiç. Këtu Barcelona nisi të takohej me realitetin e hidhur dhe të vështirë. Në një merkato të ndikuar nga Koronavirusi, klubet nuk mund të shpenzojnë shumë. Kroati përfitonte 9 milionë euro në vit dhe Barcelona donte që ta largonte. Rezultati ishte 1.5 milionë euro dhe 9 të tjera në formë bonusesh.

ARTURO VIDAL- Largimi më i keq ishte ai i Arturo Vidalit, i cili të martën firmosi me skuadrën e Interit pas shumë diskutimesh mes të dyja skuadrave. Në këtë operacion, Barcelona nuk përfitoi asgjë për largimin e lojtarit, por vetëm 1 milion euro në bonuse. Por i vetmi përfitim ishte largimi i një futbollisti që kishte rrogë 9 milionë euro.

NELSON SEMEDO- Shitja më e mirë e momentit është ajo e mbrojtësit portugez, Nelson Semedo. Portugezi u shit për 30 milionë euro dhe 10 të tjera që do të vijnë për klubin si formë bonusesh. Një operacion mjaft i mirë, i cili mund të shërbejë për të afruar lojtarë të tjerë si Lautaro apo Dest.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"