Analiza e Kategorisë së Parë / Surpriza, spektakël dhe dramë, Bylis po kthehet në… “rul”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 28, 2021 | 22:05

Analiza e Kategorisë së Parë / Surpriza, spektakël dhe dramë, Bylis po kthehet në… “rul”

Mbyllet java e tretë e Kategorisë së Parë. Surprizat vazhdojnë, por nuk kanë munguar as dramat dhe spektakli. Sasia e golave është shtuar (20 të tillë për 8 ndeshje të zhvilluara), por në fund ka vetëm një ekip të pathyeshëm dhe ai është: Bylis. Me tri fitore radhazi dhe pa u ndëshkuar kurrë, janë të parët në komandë. Ata po tregojnë se janë në një tjetër nivel, pasi deri më tani nuk e njohin blofin dhe mbi të gjitha nuk kanë pësuar asnjë gol. Nuk kanë munguar as autogolat, penalltitë e shënuara apo ato pritura gjatë kësaj jave, duke e bërë “zjarr” shumë shpejt kampionatin.

kategoria-e-pare-1

Bylis nuk po di të ndalet, mposht edhe Turbinën. Nuk i ka barë pak, por katër gola. Të besuarit e Jeton Beqirit janë argëtuar në shtëpi, ndërsa golat e Jankut, Qardakut, Spahiut e ai autogol i Rexhepit dhanë trepikëshin. Cërrikasit u futën ndjeshëm në ujë, ishin totalisht të pafuqishëm për t’u bërë ballë kryesuesve.

Korabi ndalet në Luz, e megjithatë barazimi mund të quhet sukses. Besa ishte në avantazh prej të 7-ës minutë, por në të tretën shtesë e pësoi. Ishte Marku shpëtimtari i dibranëve, që u dha mundësi të mos dilnin duarbosh nga kjo transfertë.

formacioni me i mire

Befasia e madhe erdhi ne Peqin, atje ky Shkumbini i dha leksion Erzenit. Këta të fundit janë ndërtuar për t’u ngjitur, por ende nuk kanë kamë treguar kurrfarë supremacie. Goli i Barbosës dhe dopieta e Onuh i bënë të pavlefshme rrjetat e Xhebrahimit dhe penalltinë e Hidit. Nëse Raboshta do t’ia kishte dalë përballë Ajazit në atë 11-merërsh, ndoshta historia e kësaj sfide do të kishte marrë tjetër rrjedhë. Tomori ia ka marrë dorën Lushnjës, e likuidoi edhe në Kupë. Dopio Pepa vulosi gjithçka, ndërsa verdhejeshilët vazhdojnë të vuajnë finalizimin. Edhe pse krijojnë me bollëk, shpërdorojnë pa fund dhe Hugo da Silva mund të quhet mbreti i rasteve të humbura.

formacioni me i dobet

Në Pukë ishte Keko që i bëri të gjitha vetë, shënoi dhe doli me të kuq. Shënoi gol trepikësh, megjithatë e sikletosi ndjeshëm ekipin duke e lënë me 10 veta kundër Vorës. Në Sarandë, Butrinti është “zot”. Mposhti edhe Burrelin, me një perlë të të zakonshmit Kolonja. Apolonia u ndal në Korçë përballë Maliqit. Repaj bëri “djallin” dhe “engjëllin”. Realizoi autogol, por në fund e korrigjoi duke barazuar dhe shmangur humbjen.

Në Lezhë pati gjithashtu “X”. Besëlidhja kaloi dy herë më avantazh, por në të dyja rastet Pogradeci e barazoi. Në fund skuadrat ndanë një pikë. Rezultat që u vlen liqenorëve dhe jo lezhjanëve, që s’e kanë provuar ende shijen e fitores për këtë edicion futbollistik.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"