ANALIZA/ Bavarezët vuajtën egoizmin dhe bunkerin në mbrojtje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 16, 2021 | 20:01

ANALIZA/ Bavarezët vuajtën egoizmin dhe bunkerin në mbrojtje

Bajerni i Mynihut fitoi me rezultatin e ngushtë 1-0 në Paris. Një fitore që nuk mjaftoi për t’i dhënë kualifikimin skuadrës gjermane e cila u detyrua të largohej nga Champions-i në fazën çerekfinale.

Screenshot-2021-04-14-at-23.11.44-1200x540

Një ndeshje e luajtur mirë nga kampionët të cilët ndryshe nga 90- minutëshi i parë, demonstroi një lojë më të balancuar. Gjithsesi, meritat i takojnë edhe PSG-së, e cila arriti të bllokonte në momentet kyçe, sulmet e gjermanëve.

1.PRESINGU

Bajerni mendoi të bënte një presing të lartë duke detyruar kundërshtarin të gabonte. Diçka që ndodhi shpesh te Parisi, i cili në shumë raste dorëzoi topin te gjermanët. Gjithsesi, kjo mënyrë loje shpenzoi shumë energjitë e kampionëve të cilët në pjesën e dytë nuk mbajtën të njëjtin ritëm.

2.MBROJTJA

Parisi mendoi të luante njëlloj si në ndeshjen e parë, i rreshtuar me një 4-4-2 klasik. Kjo për të mbuluar të gjithë fushën dhe për të mos i dhënë mundësinë Bajernit ta sulmonte nga krahët, por duke i detyruar ata të provonin nga qendra. Një mbrojtje kompakte bëri që Myler dhe Çupo Moting ta kishin të vështirë manovrimin në zonën e Navasit.

3.DEPËRTIMET

Poçetino e kishte menduar mirë se si të bllokonte mesfushën bavareze. Lëvizjet në bllok të lojtarëve parisienë nuk u lanë asnjë hapsirë gjermanëve, të cilët e kishin të vështirë të depërtonin në fushën kundërshtare. Edhe nëse e bënin, kjo u kushtonte shumë kohë dhe energji, duke e bërë më të lehtë për rikuperimin e topit nga francezët. Mungesa e Goreckës në qendër u ndie shumë, pasi ai është një nga lojtarët që mund të krijojë hapësira për sulmuesit.

thomas-mueller-bayern-munich-v-psg-champions-league-2021-1020x680

4.PASIMI FINAL

Një defekt i cili u vu re në ndeshjen e së martës ishte edhe pasimi final. Bajerni vuajti vendimmarrjen e saktë në momentin final. Sane në dy raste dhe Koman në një moment ia bënë më të lehtë skuadrës kundërshtare të ruante avantazhin e ndeshjes së parë. Lojtarët e skuadrës gjermane gabuan duke tentuar disa herë të godisnin portën nga jashtë zonë sesa të pasonin për shokët e skuadrës, të cilët ishin në pozicion më të favorshëm për të shënuar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"