Alternativë për stolin e Kombëtares/ Besnik Hasi, sot një trajner i lirë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 19, 2022 | 23:50

Alternativë për stolin e Kombëtares/ Besnik Hasi, sot një trajner i lirë

Ish-mesfushori i Kombëtares shqiptare në vitet 2000-2007, Besnik Hasi, i cili ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit kuqezi, e nisi karrierën si trajner menjëherë sapo u tërhoq nga futbolli i luajtur.

besnik hasi

Në korrik të vitit 2007 drejtoi për herë të parë të rinjtë e Anderlehtit. Pas dy viteve “stazh” me ekipin U-19 të klubit belg, gjakovari u emërua zv.trajner i Anderlehtit të madh. Në mars të vitit 2014 u vendos kryetrajner i belgëve dhe bëri historinë duke e mbyllur atë sezon me fitimin e titullit kampion. Më pas si trajner i Anderlehtit fitoi edhe Superkupën e Belgjikës. Karriera e Hasit vijoi me klubin historik të Polonisë, Legia e Varshavës, por aventura zgjati vetëm 4 muaj.

Në verën e vitit 2017 mori drejtimin e klubit më të madh grek, Olimpiakos, ku ashtu si në Poloni, qëndroi vetëm për katër muaj. Ndërsa në katër vitet e fundit karriera e Hasit ka qenë në Arabinë Saudite, ku për dy sezone radhazi drejtoi Al-Raed. Ndërsa në kampionatin e fundit ishte në krye të Al-Ahlit. Prej muajit mars është pa skuadra dhe një trajner i lirë pas largimit nga klubi arab.

PANORAMASPORT.AL

LEXO EDHE: 

EKSKLUZIVE/ “Broja diamanti ynë, Shqipërisë i duhet Hasi”, Skela i zhgënjyer nga FSHF: Nuk më pyetën pasi lashë futbollin (E PLOTË)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"