Alla i Flamurtarit, pritet vetëm zyrtarizimi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 20, 2018 | 14:30

Alla i Flamurtarit, pritet vetëm zyrtarizimi

Albi Alla do të jetë përforcimi i radhës për skuadrën e Flamurtarit. Palët kanë arritur akordin në parim dhe pritet që mbrojtësi të firmosë në orët në vazhdim.

Albi Alla Kukesi

Burime për “Panorama Sport” konfirmojnë marrëveshjen e arritur, teksa mungon vetëm firma. 25-vjeçari do të largohet pas 2 sezonesh nga Kukësi, teksa në të kaluarën ka mbajtur veshur fanellën e Bylisit, Panachaiki, Fokikos dhe Ergotelis.

Kujtojmë që ditën e djeshme te Flamurtari mbërriti edhe mbrojtësi rumun Kristian Sirghi. Me afrimin e Allës, mbrojtja e vlonjatëve duket e konsoliduar dhe nuk pritet ndërhyrje të tjera në këtë repart.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"