Alla drejt rikuperimit, në dyshim edhe për Tiranën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 13, 2018 | 17:26

Alla drejt rikuperimit, në dyshim edhe për Tiranën

Mbrojtësi Albi Alla është drejt rehabilitimit të plotë. Lojtari, i cili mungon prej një muaj e gjysmë, duket se po e kalon periudhën e dëmtimit. Të dielën ai pritet që të rikthehet plotësisht në skuadër dhe të vendoset nën urdhrat e trajnerit Ilir Daja.

albi alla 1

Por, për ndeshjen me Tiranën, Alla mendohet se nuk do të jetë i gatshëm. Kjo, pasi lojtari është pa stërvitje dhe ka munguar prej gati një muaj e gjysmë. Në këto kushte, gjasat janë që ai nuk mund të aktivizohet ndaj bardhebluve, por ka edhe një javë kohë që të vendoset për këtë gjë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"