Alla dhe Rrumbullaku: Drini Çaushi nuk është menaxheri ynë, na ndihmoi si përkthyes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 12, 2017 | 12:19

Alla dhe Rrumbullaku: Drini Çaushi nuk është menaxheri ynë, na ndihmoi si përkthyes

Dy prej futbollistëve të Kukësit, Simon Rrumbullaku dhe Albi Alla, kanë luajtur në të kaluarën në kampionatin grek të futbollit dhe gjatë transferimit të tyre te klubi verilindor ka qenë i përfshirë edhe menaxheri Drini Çaushi. Emri i këtij të fundit ka dalë në skenë dy ditët e fundit si njeriu që ka dashur të korruptojë mesfushorin e Partizanit, Emiljano Vila, të toleronte në ndeshjen që të kuqtë do të luanin ndaj Kukësit.

simon rrumbullaku

Ndërkohë që është folur për këtë temë, është përmendur edhe fakti që Çaushi ka bashkëpunim me klubin e Kukësit, duke sjellë aty dy lojtarë, pikërisht Allën dhe Rrumbullakun. Por, në një prononcim për “Panorama Sport”, dy futbollistët janë shprehur se Çaushi nuk është menaxheri i tyre. Ata kanë qenë në të njëjtën linjë, duke thënë:

“Duam të saktësojmë se Drini Çaushi nuk është menaxheri ynë dhe një gjë e tillë mund të verifikohet edhe nëpërmjet dokumentacionit përkatës. Është e vërtetë që ai është përfshirë dhe na ka ndihmuar në rolin e përkthyesit për të firmosur kontratat, por jo në cilësinë e menaxherit.

E saktësojmë, ai ka qenë thjeshtë përkthyes. Prej vitesh ne kemi jetuar jashtë vendit dhe duke qenë se kontrata kishte terma ligjorë dhe financiarë brenda saj, kishim nevojën e një përkthyesi dhe këtë rol e ka kryer Çaushi. Dëshirojmë të saktësojmë se ne kemi menaxherë grekë”, kanë deklaruar dy mbrojtësit e Kukësit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"