“Aleksi, karakter i vështirë”, Martini i zhgënjyer për barazimin: Ja çfarë i thashë ekipit pas ndeshjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 26, 2021 | 18:20

“Aleksi, karakter i vështirë”, Martini i zhgënjyer për barazimin: Ja çfarë i thashë ekipit pas ndeshjes

Trajneri i Teutës, Edi Martini është shfaqur i zhgënjyer për barazimin me Kukësin, duke dhënë se pikët në këto momente janë shumë të rëndësishme. Pas ndeshjes për “Gol pas Goli”, Martini u shpreh se ndeshja ishte përgatitur për fitore.

bandicam 2021-02-26 18-14-35-643

NDESHJA– Kjo më mërzit më tepër sot, të jesh në avantazh dy herë dhe të pësosh dy gola, nuk na kishte ndodhur më parë. Ishte një ndeshje e rëndësishme na duheshin 3 pikët. Në pjesën e dytë duhet të qarkullonim më mirë. Fola me çunat pas ndeshjes dhe i thashë që të jenë me kokën lart, pasi kemi ndeshjen tjetër me Vllazninë dhe duhet të mendojmë për atë.

MBROJTJA– Pas kalimit në avantazh ne e rrisnim presionin në mbrojtje. Është rezultati që të tërheq, është kundërshtari që të detyron të tërhiqesh. Nuk e donim ne kështu, por edhe kundërshtari del me forca të shumta në sulm.

ALBANO ALEKSI-  Ai është karakter i vështirë në lojë. E humb durimin. Na rrezikoi edhe me kartonin e verdhë, prandaj e zëvendësuam. I kërkuam të jetë i qetë për këtë ndeshje. Duam të shikojmë rastin e golit, është pjesë e gabimit tonë. Ishte bosh lojtari te goli i dytë në mbulim. Është në pikën tonë më të fortë. Këto janë gabime që në këto momente të penalizojnë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"