Alegri te Junajtid? Flet tekniku italian: Nuk e flas mirë anglishten, por po…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2019 | 16:38

Alegri te Junajtid? Flet tekniku italian: Nuk e flas mirë anglishten, por po…

Mançester Junajtid nuk po kalon një formë të mirë në këtë fillim sezoni, teksa në 8 ndeshje të zhvilluara kanë marrë vetëm 9 pikë.massimiliano-allegri-cropped_1eoxhaig3xmig1cy9sqv9x069f

Pikërisht nga kjo mund ta pësojë trajneri Solskjaer, i cili në rast se dështon të marrë një rezultat pozitiv ndeshjen e radhës kundër Liverpulit, atëherë rrezikon shumë shkarkimin. Drejtuesit e “Djajve të Kuq” janë në kërkim të një trajneri për t’i besuar stolin e skuadrës së tyre, dhe besohet se ata kanë pikëtuar teknikun italian, Masimiliano Alegri.

Ish-tekniku i Juventusit është profili ideal sipas drejtuesve, të cilët dëshirojnë të kthehen përsëri te sukseset. Për këto zëra ka folur edhe vetë tekniku italian, i cili në një intervistë është shprehur: “Unë nuk flas ende mjaft mirë anglisht, por po mësoj.”

Pikërisht nëpërmjet kësaj që tha italiani, shtohen edhe më shumë zërat që e lidhin emrin e Alegrit me stolin e Junajtid.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"