Alegri takohet me drejtuesit e PSG-së në Montekarlo, trajneri zgjedh të humbasë 4 milionë euro në sezon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 15, 2022 | 14:03

Alegri takohet me drejtuesit e PSG-së në Montekarlo, trajneri zgjedh të humbasë 4 milionë euro në sezon

Masimiliano Alegri është takuar me drejtuesit e PSG-së në një restorant në Montekarlo këtë të martë. Ky është lajmi i bujshëm që është përhapur në mediat italiane rreth teknikut të Juventusit dhe tentativës së parisienëve për ta afruar në radhët e tyre.

Alegri

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, ka qënë Luis Kampos, këshilltari i ri i merkatos së parisienëve ai i cili ka darkuar me trajnerin e bardhezinjve duke mësuar gatishmërinë e tij apo jo të tij për të drejtuar skuadrën nga e cila do të largohet Mauricio Poçetino. Luis Kampos është ai që po kontakton kandidatët dhe Alegri shihet si një emër i mundshëm për t’u ulur në pankinë,.

Por të njëjtat burime theksojnë se Alegri ka refuzuar çdo lloj oferte të parisienëve, teksa ka insistuar se nuk largohet nga Juventusi, edhe pse vihet vazhdimisht në dyshim atje. Sipas gazetës, trajneri ka theksuar se marrëveshja me Juventusin nuk ishte thjesht çështje kontrate, por edhe mirëkuptimi me drejtuesit bardhezinj. Kjo e ka shtyrë atë të refuzojë një rrogë prej 12 milionë eurosh neto nga PSG, ndonëse te Juventusi aktualisht përfiton 4 më pak.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"