Albi Doka tek klubi hungarez, ja sa përfitoi Tirana nga transferimi i mbrojtësit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 31, 2024 | 12:22

Albi Doka tek klubi hungarez, ja sa përfitoi Tirana nga transferimi i mbrojtësit

Ekipi i futbollit të FC Ujpesht konfirmoi mbrojtësin e Kombëtares, Albi Doka. Klubi vjollcë-bardhe sipas faqes së tij të martën, bleu futbollistin 26-vjeçar nga KF Tirana.

Albi-Doka

Operacioni ka qenë mbi 100 mijë euro. Doka nuk e ka aventurë të parë në Hungari, pasi më parë ka luajtur edhe për Budapest Honved, nga i cili u largua pas rënies së skuadrës nga kategoria vitin e kaluar. Doka, i cili zgjodhi fanellën me numër 2, fitoi një herë kampionatin shqiptar dhe Kupën e Shqipërisë si dhe u paraqit shtatë herë në kombëtaren e shqipërisë.

Me 21 pikë pas 17 javëve, Ujpeshti është në vendin e nëntë në kampionat dhe e pret fazën tjetër dhe të premten do të jetë mysafir i MTK Budapestit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"