Alarm për dëmtimin e Tafasit, Kukësi ka 10 ndeshje që nuk fiton

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 22, 2024 | 10:21

Alarm për dëmtimin e Tafasit, Kukësi ka 10 ndeshje që nuk fiton

Ndaj Egnatias, Kukësit iu bën plot dhjetë ndeshje radhazi që nuk fiton.

tafas

Një ecuri tejet negative në rezultate që po zhbën edhe ato paraqitjet e mira nën drejtimin e Stavri Nicës, duke koleksionuar pikë të rëndësishme që për disa javë e larguan edhe nga zona e rënies. Por, duket se ato ditë janë të largëta dhe tani janë vërtet skuadra më e rrezikuar për të shkuar një kategori më poshtë. Nga 30 pikë të mundshme ka koleksionuar vetëm gjashtë, po aq sa edhe Teuta e vendit të fundit, duke bërë kështu një hap mbrapa në krahasim me rivalët që synojnë qëndrimin këtë sezon.

SITUATA ME DËMTIMET – Ajo
që e bën edhe më të vështirë humbjen me rrogozhinasit është edhe dëmtimi që pësoi kapiteni Angelo Tafas, i cili la fushën e lojës
në minutën e 37-të. Në klub shpresojnë që të mos bëhet fjalë për një dëmtim serioz, sepse ai
është një nga pikat kryesore tëKukësit dhe mungesa e tij do të vështirësonte edhe më shumëgjërat në kampin blu. Gjithsesi,
për aq minuta sa luajti në debutim bëri një paraqitje pozitive edhe portieri i sapoafruar, Kristian Rroku, i ardhur nga ekipi i Tomorit në Kategorinë e Parë. Sa i përket dëmtimeve ato nuk po e lënë të qetë për asnjë moment skuadrën, sepse prej kohësh Kukësi është i privuar nga dyshja e mesit të fushës, Mbarak dhe Momoh, të cilët janë ende në fazë rikuperimi. Nëse edhe Tafas do të mungojë gjatë, do të shtohen hallet për Nicën në momentin më të rëndësishëm të sezonit. Gjithsesi, për momentin i gëzohet faktit se do të ketë të gatshëm mesfushorin Françesko Hasaj, i cili ka lënë pas dëmtimin e rendë të pësuar në javët e para të kampionatit.

KAMPIONË NË AFRIME – Si në çdo sesion merkatoje, Kukësi duket se është skuadra që vazhdimisht i mban shpresat tek afrimet, duke bërë shumë ndryshime. Kjo nuk ndodh vetëm në verë, ku edhe priten të jenë më të shumta lëvizjet, por po kthehet në modë edhe gjatë periudhës së janarit. Mjafton të thuhet se Kukësi ka bërë plot 10 afrime deri më tani, nga porta në sulm. Praktikisht një formacion i tërë në dispozicion të Stavri Nicës, ndonëse jo të gjithë e ngrohin trajnerin, pasi pjesa më e madhe e tyre janë në moshë të re dhe që nuk mund të mbajnë shumë peshë mbi supe.

VLADIMIR MEMA -PANORAMASPORT.Al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"