Alarm i kuq përpara derbit ndaj Tiranës, Partizanit i dëmtohen dy lojtarët e rëndësishëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 21, 2021 | 14:31

Alarm i kuq përpara derbit ndaj Tiranës, Partizanit i dëmtohen dy lojtarët e rëndësishëm

Shtohen problemet te Partizani sa u takon dëmtimeve. Pas mungesës së sigurt të Lukas Kardozos në derbi, edhe Ergys Kaçe e ka humbur sfidën kundër Tiranës, një mungesë “big” për stafin teknik të Partizanit.

ergys kace

Kaçe është pa diskutim lojtari më i rëndësishëm në mesfushë te “demat” dhe një prej futbollistëve me më shumë eksperiencë. Mesfushori i Kombëtares është pjesë e boshtit të liderëve të ekipit, së bashku me Hoxhën, Belicën e Zhuniorin. Mungesa e Kaçes i prish shumë punë Partizanit, edhe pse alternativat në mesfushë nuk mungojnë.

ALTERNATIVAT – Në repartin e mesfushës, për fat të mirë Ilir Daja ka shumë alternativa. Kaçen pritet ta zëvendësojë Herald Marku, i cili nuk luajti për asnjë minutë në sfidën kundër Kukësit. Mëngjarashi është afruar te Partizani në verë për të qenë një titullar, por forma e mirë e Rrapajt bëri që kundër Kukësit të ulet në stol.

Për të qëndruar te Rrapaj, 20-vjeçari duket të jetë lojtari më në formë te Partizani dhe ka fituar që tani një vend në formacionin titullar, edhe pse është afruar si një lojtar me potencial të madh për të ardhmen. Ndërsa treshen e mesfushës së bashku me Rrapajn dhe Markun pritet ta plotësojë Esat Mala.

TEDI CARA 1

CARA – Nëse në mesfushë ka opsione për të zgjedhur, Dajën e shqetëson edhe reparti i sulmit. Tedi Cara ka pësuar një dëmtim dhe nuk ishte i pranishëm ditën e djeshme në seancën stërvitore. Prezenca e sulmuesit të talentuar në derbi është në dyshim dhe me shumë gjasa, Filipoviç do të jetë titullar në krah të Zhuniorit. Sa i takon skemës, pritet që Daja të rreshtojë sërish ekipin me 5- 3-2, por me mungesat e fundit nuk përjashtohet mundësia që edhe skema të ndryshojë, përveç kontingjentit.

PAR

PAR 1

VERONIK ISTREFAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"