Al-Khelaifi: Zlatani blerja më e mirë, por është edhe një lojtar tjetër që kujdesej për çdo detaj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 20, 2020 | 18:06

Al-Khelaifi: Zlatani blerja më e mirë, por është edhe një lojtar tjetër që kujdesej për çdo detaj

Presidenti i PSG, Naser Al-Khelaifi më në fund është kthyer në Francë, ku përveç një sërë diskutimesh mbi merkaton, e presin edhe çështje burokratike në klubin që zotëron. Me të shkelur tokën franceze, sheiku ka dhënë një intervistë gjatë të cilës ka folur me mjaft admirim për Kristiano Ronaldon, të cilin e vlerëson për karakterin e jashtëzakonshëm.al kelaifi

“Vit pas viti, ai tregon një vendosmëri unike, një forcë të jashtëzakonshme karakteri. Mbetet i motivuar dhe ka dëshirë për tu përmirësuar çdo ditë dhe gjithmonë shtyn kufijtë e tij. E admiroj këtë vullnet; ai është një shembull i shkëlqyeshëm për të gjithë sportistët e së ardhmes”, deklaroi Al Khelaifi lidhur me sulmuesin e Juventusit.ronaldo

Kryeqyteti francez është kthyer si një destinacion për shumë emra të mëdhenj në vitet e fundit dhe Ronaldo mund ta ketë fatin e njëjtë nëse vendos të fitojë diçka në një kampionat e madh që i mungon karrierës së tij të jashtëzakonshme. Sa i përket epokës moderne, sheiku ka cilësuara si nënshkrimi më i rëndësishëm atë me Zlatan Ibrahimoviç, i cili shënoi 156 gola në 180 ndeshje për PSG-në.

Teksa folur për sulmuesin e Milanit, sheiku deklaroi: “Duke menduar për të gjithë lojtarët që na janë bashkuar nga viti 2012 e deri më sot, unë do të veçoja Zlatan Ibrahimoviçin. Suedezi kishte një karakter të jashtëzakonshëm, karizëm dhe shpirt udhëheqës. Aftësia e tij për të ndjekur objektivat ishte vërtetë e pabesueshme. Më pëlqente shume sepse dinte gjithmonë se si t’i përballonte vështirësitë që shfaqeshin në momente të caktuara.”ibra

Presidenti i PSG, përveç CR7 dhe suedezit, konsideron Devid Bekhamin si futbollist me tipare të mira. “Devidi qëndroi për pak kohë me ne, por ndikimi i tij ishte thelbësor për transformimin që po kishim si klub. Përkushtohej shumë në stërvitje, kujdesej për çdo detaj dhe ndikonte te shokët e ekipit. Megjithëse për pak kohë, ai rezultoi si një aset i vyer për PSG.” përfundoi Al Khelaifi intervistën e tij për “France Football”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"