Al Khelaifi zbulon të ardhmen e Nejmarit dhe Mbapesë: Ja çfarë do bëjmë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 14, 2020 | 8:44

Al Khelaifi zbulon të ardhmen e Nejmarit dhe Mbapesë: Ja çfarë do bëjmë

“Të gjithë thoshin se nuk ishim gati për Ligën e Kampioneve, por u treguam të gjithëve të kundërtën”.

nejmar

Përmbysja e çmendur e PSG-së ndaj Atalantës ka bërë të lumtur dhe krenar presidentin Naser AlKhelaifi, më shumë se këdo tjetër në botë, siç ai e konfirmon: “Nejmar ishte njeriu i ndeshjes, një mes 5 lojtarëve më të fortë në botë, ashtu sikurse edhe Mbape. Këto janë dy xhevahirët e PSG-së dhe ju premtoj se do të vazhdojnë që të luajnë për ne.

Një punë fantastike ka bërë edhe trajneri Tuhel, pasi në pjesën e dytë e lexoi ndeshjen siç duhet dhe mendoj se kjo fitore, për mënyrën se si erdhi, është një dozë e rëndësishme adrenaline dhe kuraje. Tani shpresoj të arrijmë në finale”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"