Akuzohet për skandalin e dopingut, ministri rus i sporteve jep dorëheqjen 6 muaj para Botërorit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 27, 2017 | 18:38

Akuzohet për skandalin e dopingut, ministri rus i sporteve jep dorëheqjen 6 muaj para Botërorit

Vitali Mutko është ministri rus i sportit dhe shefi i ekipit organizator të Kupës së Botës “Rusi 2018”,  i cili ka tronditur vendin organizator të botërorit me vendimIN i tij.

Ai ka dhënë sot dorëheqjen nga pozicioni i tij si kryetar i komitetit organizator të evenimentit.

Vitaly-Mutko

Mutko është akuzuar nga si përgjegjës për përfshirjen e shtetit rus në këtë skandal dopingu, ndaj është përjashtuar përgjithnjë nga çdo event sportiv ndërkombëtar.

Ai u shpreh se do të tërhiqet nga detyra pas vendimit që ka marrë Komiteti Olimpik Ndërkombëtar për ta përjashtuar përgjithnjë nga sporti, gjithsesi nuk i ka pranuar akuzat dhe ka vendosur ta apelojë çështjen ne KAS.

4074

“Kam vendosur të tërhiqem, për një periudhë 6-mujore, sa të zhvillohet në KAS ky proces. Akuzat janë të pabaza, ndaj unë do t’a apeloj atë vendim”, tha Mutko.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"