Akuzat për organizatë fantazmë, reagon Tahir Kastrati: Jemi të regjistruar që në vitin 1998

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 23, 2018 | 16:10

Akuzat për organizatë fantazmë, reagon Tahir Kastrati: Jemi të regjistruar që në vitin 1998

Shoqata e Arbitrave është prej vitesh nën akuzë nga klubet shqiptare për gabimet e xhaketave të zeza, por së fundmi është përfshirë në vorbullën e akuzave nga deputeti i Partisë Socialiste, Bashkim Fino, i cili ka zyrtarizuar kandidimin e tij për postin e kryetarit të FSHF-së. Kryetari i kësaj shoqate, Tahir Kastrati, ka deklaruar se ajo është tërësisht e ligjshme. “Shoqata jonë tashmë është e njohur dhe nga organizmat europianë.

tahir kastrati

Ne tashmë ka 7 vjet që jemi anëtarë të konventave të arbitrave të Europës, nga e cila ne përfitojmë bazën materiale, përfitojmë edhe financiarisht në valutë. Kjo tregon që shoqata jonë është plotësisht e integruar. Jemi akuzuar hapur që jemi një organizatë fantazmë.

Unë paraqes vendimin e gjykatës që kjo organizatë është e regjistruar që në vitin ’98 dhe çdo 4 vjet kjo shoqatë ka bërë zgjedhjet duke u mbështetur te statuti i saj që është i miratuar nga Asambleja”, ka deklaruar Kastrati. Shoqatat rajonale – “Është një vendim i formës së prerë të Asamblesë së futbollit me 100% të votave, ku anëtarët me të drejtë vote janë dhe shoqata rajonale”, është shprehur Tahir Kastrati

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"