Akuza për Bernat, Hënes: Desh na kushtoi eliminimin nga Champions-i

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2018 | 9:34

Akuza për Bernat, Hënes: Desh na kushtoi eliminimin nga Champions-i

Presidenti i Bajernit, Uli Hënes, ka folur në intervistën e tij edhe për ish-lojtarin bavarez, Huan Bernat. Spanjolli u largua nga Mynihu në merkaton e verës për të shkuar në Paris.

bernat

Për Hënes largimi i tij ishte gjëja më e mirë. “Bernat luajti një ndeshje shumë të dobët sezonin e kaluar në Sevija. Për pak sa u eliminuam nga Champions-i për faj të gabimeve të tij në atë ndeshje. Që pas asaj ndeshjeje vendosëm ta largonim lojtarin”, u shpreh Hënes. Kujtojmë që gazetarët shumë herë kritikuan trajnerin Kovaç dhe drejtuesit e Bajernit për largimin e mbrojtësit të krahut. Por, vetëm sot ka ardhur një përgjigje konkrete nga drejtuesit bavarezë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"