Aktivizohet titullar te skuadra angleze, talenti Mehmeti: U ndjeva shumë krenar kur mora ftesën për të luajtur me Shqipërinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 30, 2021 | 12:24

Aktivizohet titullar te skuadra angleze, talenti Mehmeti: U ndjeva shumë krenar kur mora ftesën për të luajtur me Shqipërinë

Anis Mehmeti, është një nga talentet më premtues shqiptarë të momentit. 20-vjeçari që aktivizohet jashtë vendit me skuadrën e Uikomb në Angli, është pjesë e Kombëtares U-21 të drejtuar nga trajneri Alban Bushi.

anis mehmeti u21

Në konferencën për shtyp të ditës së sotme, mesfushori deklaroi se u ndje shumë krenar kur mori ftesën për të përfaqësuar Shqipërinë. Mehmeti është aktivizuar 29 ndeshje me skuadrën që militon në Championship, teksa arriti të realizonte edhe 3 gola.

Ftesa nga Kombëtarja – Ndihem shumë mirë që jam këtu, edhe skuadra më ka pritur mirë. Kur kam marrë ftesën që do të jem pjesë e Kombëtares U-21 kam qenë shumë krenar, që do të luaja për Shqipërinë. Jam shumë i kënaqur që jam pjesë e kësaj Kombëtareje dhe djemtë më kanë pritur shumë mire, kemi bërë goxha shaka. Tani shpresojmë fitore ndaj Andorrës.

Pozicioni në fushë – Kam diskutuar me profesor Bushin dhe do të luaj ose pas sulmuesit ose do të jem numri 8 (në gjuhë futbolli). Unë jam gati të luaj aty ku të më thotë profesori.

Objektivi personal – Objektivi këtë vit është të luaj çdo ndeshje në formacion dhe po shikojmë çfarë ndodh edhe me klubet e tjera, por jam i përqendruar te Uikomb”, deklaroi Mehmeti.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"