Akademia/ Klubi i Vllaznisë rrit çmimet, ja sa paguhet për çdo grup-moshë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 7, 2020 | 23:31

Akademia/ Klubi i Vllaznisë rrit çmimet, ja sa paguhet për çdo grup-moshë

Ka ndryshime te Vllaznia. Drejtuesit e rinj kanë ardhur me risi jo vetëm tek ekipi i parë, por edhe tek akademia. Ata po tentojnë që të shtojnë cilësinë në radhët e ekipeve zinxhir, por në të njëjtën kohë të gjenerojnë edhe më shumë të ardhura për klubin. Dhe si formë kanë zgjedhur rritjen e çmimeve.

vLLAZNIA AKADEMIA

Nga sa mësohet për grupmoshën 9-12 vjeç, fëmijët do u duhet të paguajnë 50 mijë lekë të vjetër dhe jo më 35 mijë lekë të vjetër. Për grupmoshën 13- 15 vjeçare çmimi shkon në 60 mijë lekë të vjetër nga 35 mijë lekë, ndërsa U-17 e U-19 do të jetë 70 mijë lekë nga 50 mijë lekë që jepnin deri një vit më parë. Deri me tani akademia Vllaznia i kishte nxjerrë shpenzimet e veta, por këtë vit do të shtojë edhe të ardhurat në arkën e saj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"