Ahmataj shpërthen ndaj arbitrimit: Po veprojnë kundër nesh në çdo ndeshje, tërhiqem nëse…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2021 | 23:45

Ahmataj shpërthen ndaj arbitrimit: Po veprojnë kundër nesh në çdo ndeshje, tërhiqem nëse…

Trajneri i Skënderbeut Julian Ahmataj është shfaqur shumë i irrituar pas barazimit me Apoloninë, teksa për “Gol pas Goli” shpërtheu ndaj arbitrimit, duke thënë se Skënderbeu prej kohësh ndëshkohet nga arbitrat, si në ndeshjen e Laçit, ashtu edhe sot, por edhe në ndeshjet e tjera.

bandicam 2021-01-24 15-53-25-164

“Kemi bërë një ndeshje të mirë, me ritëm, pavarësisht terrenit. Kemi bërë presion gjithë kohën. Skuadra kundërshtare mori një ndihmë të madhe sot nga arbitri. Unë nuk kam folur për arbitrat, por çdo javë po ndëshkohemi. Ne rrimë larg familjeve me këta djem, por gjykimi na ka ndëshkuar. Nuk është vetëm një javë, por është e disata herë që na ndodh kjo.

Mendoj se na mungon një penallti në pjesën e parë.Nëse kjo e Gjatës mendoni se është penallti, unë tërhiqem nga deklarata e bërë. Ka shtysë dora aty?!

Pse duhet të protestosh që të marrësh penallti?! Na është bërë e zakonshme që bërtasin lojtarët dhe jepen faulla kundër. Kryesori jep korne, anësori e jep në të kundërt dhe në rrezikohemi nga kjo. Nuk është hera e parë që ndodh kjo. Më tregoni penalltinë e javës së kaluar?! Ku ishte ajo prekje me dorë. Mbrojtësi sot është në kontrollin e lojtarit. Nuk është fare faji i lojtarit tim.

Normalisht unë kam kaq vite si trajner dhe nuk kam folur kurrë për arbitrat. Është hera e parë që flas për arbitrin. Nëse do ishin penallti, unë do kërkoja falje për këtë irritimin tim.

Presion për lojtarët? Skënderbeu jo vetëm sot, por të gjitha skuadrave i ka shënuar. Problemet në mbrojtje jemi mundur t’i rikuperojmë me afrimet e janarit. Lojtarët e afruar janë të rinj, pro shumë të mirë. Janë djem të rinj dhe deri tani nuk kanë bërë gabime, ne po ndëshkohemi në mënyra të tjera. Ne nuk do heqim dorë kurrë nga loja dhe do e mbajmë këtë skuadër me meritë në Superiore. Do kishim më shumë pikë nëse do veprohej ndryshe në vendimet.

Unë gjithmonë nuk jam diskutuar për arbitrimin. Edhe arbitrat gabojnë se janë njerëz, por jo gjithmonë nga njëri krahë.

Fusha jonë vjen pas dëborës. Më mirë do kishte qenë nëse kishte rënë shi. Topi qarkullonte me vështirësi. Lojtarët bënë shumë mirë, por terreni ishte problemi ynë”, tha Ahmataj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"