Ahmataj drejt zyrtarizimit te Flamurtari, Idrizi e bën fakt të kryer. Ja prapaskenat në Vlorë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 18, 2019 | 14:43

Ahmataj drejt zyrtarizimit te Flamurtari, Idrizi e bën fakt të kryer. Ja prapaskenat në Vlorë

“Zgjohet” Flamurtari. Zgjidh sot çështjen e trajnerit të ri. Julian Ahmataj me shumë mundësi do të jetë trajneri i ri dhe nuk pritet që të ketë ndonjë surprizë.

ahmataj

“Panorama Sport” mëson nga burime brenda klubit vlonjat se gjatë ditës së sotme pritet që të jetë një takim i fundit mes administratorit Sinan Idrizi dhe trajnerit Julian Ahmataj. Ende nuk konfirmohet vendi se ku do të zhvillohet ky takim, por gjasat janë që trajneri Julian Ahmataj të mbërrijë sërish në Vlorë për të diskutuar për detajet e fundit dhe për të mbyllur marrëveshjen.

Burime pranë drejtuesve të Flamurtarit bënë me dije për gazetën se Ahmataj paraprakisht ka dhënë një përgjigje pozitive një ditë më parë teksa ka pasur një telefonatë mes tij dhe drejtuesve të Flamurtarit. Në këto kushte, me shumë mundësi as në takimin e sotëm nuk pritet që të ketë ndonjë surprizë. Palët do të arrijnë akordin dhe trajneri Ahmataj do të nisë menjëherë nga puna për të veshur tutat dhe të ndërtojë ekipin e ri, për shkak se ditët ikin dhe koha nuk premton.

Idrizi-750x430

IDRIZI

Ditën e djeshme për “Panorama Sport”, administratori Sinan Idrizi konfirmoi se është arritur marrëveshja me trajnerin Julian Ahmataj. Idrizi la të kuptohej se nuk do të kishte ndonjë ndryshim të momentit të fundit, por Ahmataj do të jetë kreu i ri i pankinës vlonjate. “Nuk do të kemi ndonjë të re. Julian Ahmataj do të jetë trajneri i ri i Flamurtarit. Kemi arritur akordin tashmë me trajnerin dhe brenda kësaj jave do të nisë menjëherë nga puna. Këtë javë do të kemi shumë zhvillime, pasi nuk mund të presim më, por do të nisim menjëherë nga puna për shkak se jemi të ndërgjegjshëm se jemi të vonuar”, u shpreh Idrizi.

Edmond Licaj, trajneri i Himarës

PRAPASKENA

Nëse Julian Ahmataj nuk do të kthente përgjigje brenda kësaj jave, në Vlorë kishin edhe një plan B. Drejtori Edmond Liçaj do të bënte rolin e trajnerit derisa të zgjidhet çështja për pankinën. Liçaj do të fillonte këtë javë të grumbullonte ekipin që me shumë mundësi do të fillonte nga të rinjtë e akademisë për të vijuar pastaj me ndonjë afrim të mundshëm që do të bënte klubi. Po ashtu shikohej si një kandidaturë potenciale për të marrë detyrën e trajnerit të ri të Flamurtarit, Eqerem Memushaj. Ky i fundit ishte në listën e Idrizit për pankinën, por gjasat janë që ish-trajneri vlonjat të afrohet për një tjetër pozicion drejtues në klub.

Ermal Sika

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"