Agjenti i lojtarëve planifikon gjithçka, Interit dhe Juventusit i ofrohet shkëmbimi i bujshëm i titullarëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 30, 2022 | 14:30

Agjenti i lojtarëve planifikon gjithçka, Interit dhe Juventusit i ofrohet shkëmbimi i bujshëm i titullarëve

Interi dhe Juventusi po punojnë me kujdes në merkato për të formuar organikën më të mirë të mundshme për sezonin e ardhshëm, ku duket se në orët e fundit klubeve i është ofruar edhe një shkëmbim i bujshëm mes Xhekos dhe Kuadrados nga ana e agjentit të përbashkët të dy lojtarëve.

676756765

Sipas “Corriere della Sera”, agjenti i dy lojtarëve Alessandro Luçi i ka ofruar këtë mundësi të dy klubeve të cilat kanë nevojë për përforcime në këto dy reparte specifike.

Ideja e afrimit të Xhekos duket se e ka bindur teknikun Masimiliano Alegri ta jap “Ok” për këtë marrëveshje, por duket se tek zikaltërit nuk është e njëjta situatë, me drejtorin sportive të Interit Bepe Marota që e ka refuzuar mundësinë e transferimit të Kuadrados.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"