Administrator i ri te klubi i Kategorisë së Dytë, Topi: Nuk erdha rastësisht

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 26, 2022 | 21:25

Administrator i ri te klubi i Kategorisë së Dytë, Topi: Nuk erdha rastësisht

Eldiano Topi flet si administrator i Vorës. Një ditë pasi u zyrtarizua në këtë rol, ai rrëfen planin për “Panorama Sport”:

vora dinamo

“Do të kërkojmë ngjitjen si kampionë në Kategorinë e Parë. Nuk është çështje oreksi, por që unë jam mësuar me tituj. Dhe garancia e mbështetja nuk na mungon nga Bashkia Vorë. Ne së bashku kemi një plan ambicioz, me një fytyrë të re. Që këtë muaj kanë nisur të rregullohen terrenet sportive.

Shumë shpejt do të jetë gati stadiumi i Vorës dhe një fushë stërvitjeje, gjithnjë në bashkëpunimin e ngushtë federatë-bashki. Do të ketë në përbërje futbollistë cilësorë. Pasi zgjodhëm trajnerin Elvis Çelmeta, po punohet që të kompletohet edhe stafi. Me llogaritë që kemi, në mesin e korrikut do nisë stërvitja”.

ABDULLA DUSHKU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"