Abazaj: Duhej të kishim shënuar tre gola, por gjithçka ia lamë rastësisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 21, 2017 | 10:38

Abazaj: Duhej të kishim shënuar tre gola, por gjithçka ia lamë rastësisë

Kristal Abazaj shënoi një gol të shpejtë, i treti për të në këtë kampionat dhe i dyti në portën e Laçit. Mirëpo, në ndryshim nga fitorja që i dha Luftëtarit në fazën e parë në transfertë, këtë herë goli i mesfushorit vlejti vetëm një pikë. Pas ndeshjes, Abazaj foli për “Panorama Sport” duke shprehur keqardhjen për faktin që skuadra nuk mori tri pikë.

Abazaj

“Të jem i sinqertë, nuk ndihem mirë sepse në fund të ndeshjes dolëm me një pikë të vetme. Edhe pse realizova gol shumë shpejt, kjo nuk mjaftoi. Po përsëritet e njëjta histori, ku prodhojmë raste të shumta, bëjmë volum loje në sulm, por shpërdorojmë. Edhe sot (dje) duhet të kishim shënuar më shumë se 3 gola. Gabuam, duke ia lënë gjithçka rastësisë në fund dhe e pësuam.

Kur nuk shënon, e pëson. Nuk u treguam të kujdeshëm në veprimet mbrojtëse në fund të takmit. Mendoj se të gjithë duhet të kishim bërë më shumë në këtë takim”, deklaroi kryegolashënuesi i Luftëtarit. Lojtari me origjinë nga Tropoja ishte një nga më të mirët në fushë në takimin e djeshëm, pasi përveç golit u bë protagonist thuajse në çdo aksion sulmues të gjirokastritëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"