A do ta japë dorëheqjen Alban Bushi pas humbjes 4-0? Ja si përgjigjet trajneri i Shpresave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 9, 2019 | 22:07

A do ta japë dorëheqjen Alban Bushi pas humbjes 4-0? Ja si përgjigjet trajneri i Shpresave

Kombëtarja shqiptare U-21, pësoi një humbje të thellë dje në shtëpi kundër Austrisë, teksa u mund me rezultatin 4-0 në Durrës.

alban bushi

Trajneri Alban Bushi, i pyetur nga “Panorama Sport” pas ndeshjes nëse ka ende diçka për t’i dhënë ekipit Shpresa, apo duhet të largohet, deklaroi me diplomaci se të ardhmen e tij e vendosin të tjerët.

“Nëse duhet të qëndroj unë, apo të largohem, këtë e vendos dikush tjetër. Unë do të bëj më të mirën time gjatë gjithë kohës që do të drejtoj skuadrën”, tha ish-sulmuesi për gazetën.

Capture

Shqipëria në 4 ndeshje ka grumbulluar vetëm dy pikë, teksa ka regjistruar dy barazime dhe dy humbje. Kuqezinjtë kanë shënuar 5 gola dhe kanë pësuar 10 të tillë. Në krye të grupit janë Kosova dhe Austria me nga 6 pikë, por vetëm me dy ndeshje të luajtura, ndërsa Shqipëria deri tani ka luajtur katër takime.

cas

ZAMIR QYPI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"