“E njihnim mirë Partizanin”, flet Plori: E merituam fitoren, ja favori që kemi ne

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 29, 2020 | 16:01

“E njihnim mirë Partizanin”, flet Plori: E merituam fitoren, ja favori që kemi ne

Besëlidhja mposhti Partizanin ditën e sotme me rezultatin 3-0, në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Shqipërisë. Pikërisht ky ishte një rezultat që ka surprizuar të gjithë. Menjëherë pas përfudnimit të ndeshjes, për “Supersport” foli trajneri Plori, i cili u shpreh:bandicam 2020-01-29 15-54-05-473

“Interpretuam shumë mirë ndeshjen, luajtëm më mirë në pjesën e parë dhe ia dolëm të realizojmë tre herë. E nijhnim mirë kundërshtarin, nuk donin ti jepnim terren Partizanit, pasi mund të na krijonin shumë rrezik.

Hera e parë që na favorizoi terreni. Me mënyrën se si erdhi loja, mendoj se e merituam fitoren. Shanse për kualifikim? Është e vështirë të parashikohetm por unë jam optimist dhe favori jonë është që nuk kemi presion.

Gjatë gjithë kohës, i kam kërkuar ekipit të bëjë presion. Kjo është skuadra më e mirë që kam drejtuar në Katëgorinë e Parë. “, u shpreh Plori.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"