73 mijë euro salsiçe dhe birra virtuale, shikoni gjestin e mrekullueshëm të tifozëve të Dortmundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 24, 2020 | 11:58

73 mijë euro salsiçe dhe birra virtuale, shikoni gjestin e mrekullueshëm të tifozëve të Dortmundit

Një dhurim që i korrespondon një pjate salsiçe, patatesh të skuqura dhe një birre në një ditë normale kampionati, përpara se të ndiqnin ndeshjen në shtëpi të Dortmundit të tyre.

Birra Dortmund

Kështu, në një të diel ku kampionati nuk luhet për shkak të epidemisë së Koronavirusit, tifozët e Borusias kanë grumbulluar 73.611 euro që kanë shkuar për mbështetjen e bareve dhe restoranteve të qytetit, të mbyllura prej gjendjes së emergjencës.

Të gjithë mund të bëjnë një dhurim për 86 restorantet e regjistruara për të përfituar prej kësaj iniciative bamirësie. Stadiumi “Signal Iduna Park” regjistron mbi 80 mijë tifozë çdo javë dhe është gjithnjë plot kur Dortmundi zbret në fushë.

“Jemi entuziastë dhe sinqerisht të prekur duke parë sesa njerëz kanë marrë pjesë në këtë operacion dhe kanë mbështetur restorantin e tyre të preferuar, duke paguar pak euro”, deklaroi drejtori i marketingut të klubit, Karshten Kramer. Kjo iniciativë do të vijojë edhe në javët e ardhshme.

PËRGATITI: ANDROKLI DRALO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"