Zidan me dhimbje koke, pas Marselos dhe Hazardit tani dëmtohet edhe një tjetër futbollist

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2019 | 21:38

Zidan me dhimbje koke, pas Marselos dhe Hazardit tani dëmtohet edhe një tjetër futbollist

Dëmtimet janë kthyer në një problem serioz te Real Madridi, teksa një tjetër futbollist është dëmtuar së fundmi.0_Gareth-Bale

Pas Marselos dhe Hazardit që rrezikojnë “El Clasicon”e 18 dhjetorit për shkak të dëmtimit, tashmë edhe një tjetër futbollist i shtohet infermierisë te Reali.

Gareth Bejl ka pësuar një dëmtim në këmbën e tij të majtë, dhe e sigurt është që nuk do të jetë i gatshëm për dy ndeshjet e ardhshme, atë kundër Espanjolit në kampionat dhe Klub Bryzhit në Ligën e Kampionëve.

Kjo është e disata herë për uellsianin, i cili këtë sezon është kushtëzuar nga dëmtime të shumta.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"