Rafael Benitez kërkon të rikthehet në Europë, dëshiron të marrë drejtimin e skuadrës bardhezi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 26, 2020 | 13:43

Rafael Benitez kërkon të rikthehet në Europë, dëshiron të marrë drejtimin e skuadrës bardhezi

Rafael Benitez dëshiron që të rikthehet në stolin e Njukasëllit pasi “Qymyrxhinjtë” të ndërrojnë pronësi dhe të blihen nga pronarët e rinj sauditë.

benitez.newcastle.2018.19.ok.750x450

Trajneri spanjoll, i cili u largua nga “St James’ Park” pas mosmarrëveshjeve me pronarin Majk Eshli, sot është në stolin e Dalianit në Kinë.

Por, mediat britanike zbulojnë se ai do të preferonte një rikthim në Premier Ligë dhe ka identifikuar edhe objektivat e merkatos, mbrojtësin e Mançester Sitit, Xhon Stons dhe mesfushorin e Çelsit, Ros Barklej.

Në fakt, pronarët e rinj arabë kanë si objektiv të parë ish-trajnerin e Totenhemit, Mauricio Poçetino, të cilit i ofrojnë një kontratë prej 19 milionë sterlinash në vit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"