EKSKLUZIVE/ Shpikje e grekëve me talentet, kush zgjedh Shqipërinë ngel në… klasë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 4, 2019 | 22:46

EKSKLUZIVE/ Shpikje e grekëve me talentet, kush zgjedh Shqipërinë ngel në… klasë

Shqipëria sfidon me çdo mënyrë kombëtaret shqiptare për talentet që nuk pranojnë ekipin helen të çdo moshe.

emiliano bullari

Të gjithë e kanë të freskët rastin e Fiorin Durmishajt, çfarë ndodhi me një bomber, i cili fillimisht u përshkrua me një të ardhme të artë që e priste, u trajtua si hero në futbollin grek vazhdimisht, u bind të pranonte Greqinë dhe jo Shqipërinë, e tani lihet në harresë prej helenëve. Strategji e pastër…

Mirëpo, “Panorama Sport”, me burime pranë ekipeve përfaqësuese të moshave apo edhe të sektorëve që merren në FSHF me lojtarët e ri apo skautimin e tyre, bën me dije një fakt shqetësues. Në momentin kur ekipet e moshave të Shqipërisë zhvillojnë grumbullime apo edhe turne miqësorë, prindërit e talenteve vihen në hall të madh. Kjo ndodh vetëm me futbollistët që jetojnë në Greqi, pasi në shkollat greke, këta fëmijë apo të rinj e kanë të pamundur që t’i justifikojnë mungesat.

Prindërit në këtë moment vihen përpara një përgjegjësie të madhe, pasi fëmijët e tyre rrezikojnë që të mbesin në klasë me detyrim. Shkaku? Sepse vijnë në tokën amë për të luajtur me Shqipërinë. Duke qenë se me skuadrat e moshave, Kombëtarja shqiptare ka pak ndeshje (vetëm 3 zyrtare në vit gjatë kualifikueseve), si fazë përgatitore për të grumbulluar një organikë me lojtarët më në formë, bëhen disa grumbullime gjatë vitit, me apo pa ndeshje miqësore. Në këto momente, janë vetë prindërit e futbollistëve që jetojnë dhe shkollohen në Greqi të cilët e kanë shprehur këtë shqetësim, që gjithnjë e më shumë po ua vështirëson fëmijëve atje shkollimin.

STRATEGJIA – Rastësi? Jo aspak. Strategji e pastër. Mjaft të risillni në vëmendje gjithçka që ndodhi me Durmishajn dhe kuptoni që helenët janë të gatshëm të kenë rreth vetes çdo element i cili jeton në tokën e tyre, pasi përndryshe e gjithë makineria shtetërore vihet në zbatim të politikës për të prishur punë ndaj kuqezinjve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"