Po kërkon shtëpi në Madrid, mesfushori i Premier Ligës pranë Realit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 29, 2019 | 13:37

Po kërkon shtëpi në Madrid, mesfushori i Premier Ligës pranë Realit

Pas merkatos së fuqishme që po zhvillon Reali, mesa duket nuk ka ndërmend të ndalet.eriksen

Madrilenët janë në kërkim të një mesfushori, dhe me vështirësitë që kanë hasur për të transferuar Pol Pogba, drejtuesit spanjoll do të kalojnë tek plani B. Bëhet fjalë për mesfushorin e Totenhemit, Kristian Eriksen. Sipas të përditshmes “AS”, mesfushori danez është duke kërkuar shtëpi, në kryeqytetin spanjoll, që e afron atë edhe më shumë me “RojiBlankos”. Për 27-vjeçarin, Reali interesohej edhe një vit më parë por nuk arritën një marrëveshje në atë kohë.Christian-Eriksen-Tottenham-3

Tani është më e lehtë sepse edhe vetë lojtari ka shprehur dëshirën për tu larguar nga Londra. Për lojtarin, Florentino Perez, pritet të paguajë 53 milionë euro, në arkat e Totenhemit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"