“Plas” te Luftëtari, dy futbollistë përplasen në stërvitje. Trajneri Novi merr menjëherë masa ndaj tyre

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 4, 2020 | 9:07

“Plas” te Luftëtari, dy futbollistë përplasen në stërvitje. Trajneri Novi merr menjëherë masa ndaj tyre

Në listën me 21 lojtarë që u nisën dje drejt Korçës, binte në sy mungesa e dy mbrojtësve, pikërisht kapitenit Aurel Demo dhe Armenis Kukajt, të cilët nuk u aktivizuan as në takimin ndaj Laçit. Në fakt, Demo një ditë para sfidës me kurbinasit pati probleme shëndetësore, duke qenë me temperaturë të lartë dhe nuk u grumbullua.armenis kukaj

Nga ana tjetër, shkodrani Kukaj nuk u preferua titullar dhe qëndroi për 90 minuta në stol. Mirëpo, në prag të ndeshjes ndaj Skënderbeut, “Panorama Sport” mëson se dy mbrojtësit janë përplasur gjatë një prej seancave.

Debati verbal mes tyre ka detyruar trajnerin Neritan Novi t’i nxjerrë nga fusha, ndërsa si masë penalizuese ka qenë mosgrumbullimi në takimin e sotëm me Skënderbeun. Lojtarët janë kontaktuar dje nga gazeta, por nuk kanë preferuar të flasin për këtë çështje.DEMOO

Kjo nuk është hera e parë që gjatë këtij sezoni te Luftëtari ka penalizime lojtarësh për çështje disiplinore. Vitin e kaluar e pësuan emra si Realdo Fili dhe Andi Renja, ndërsa dy javë më parë edhe Gresild Lika e Erald Hyseni.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"