3 “divorcet” për pagat, reagon Dinamo: Rrogat e tyre u vonuan 10 ditë, kalimi i pronësisë mbyllet…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 19, 2020 | 18:41

3 “divorcet” për pagat, reagon Dinamo: Rrogat e tyre u vonuan 10 ditë, kalimi i pronësisë mbyllet…

Klubi i Dinamos reagoi në faqen zyrtare në lidhje me akuzat e 3 ish-futbollistëve të tij se nuk janë paguar nga klubi kryeqytetas, gjë që ccoi në shpalljen e “divorcit” me 18-herë kampionët e Shqipërisë.

DINAMO

Në një komunikim me tifozët në faqen zyrtare, Dinamo theksoi se Jetmir Sefa, Erxhan Mucca dhe Kujtim Alcani u larguan pasi iu vonua paga për 10 ditë, ndërkohë pjesa tjetër e skuadrës është shlyer normalisht, madje disa futbollistë janë paguar për periudhën deri në përfundim të sezonit. Madje, klubi pretendon se do të përfundojë brenda 2-3 ditësh kalimi i pronësi të klubit në duart e italianëve.

Ndërkohë, ish-futbollisti i Dinamos akuzoi zyrtarin e klubit dinamovit Ermal Barushin se ka gënjyer për dhënien e pagave të futbollistëve.

Mesazhi i Dinamos:

“Kush e njeh futbollin sado pak, e shikon mire ndryshimin ne ekip. Nga ana tjeter, nuk ka asnje çeshtje pagash ne skuader, siç u trumbetua ne media. Ekipi eshte i perqendruar 100% tek ndeshja e rradhes! Diferencat ne kategori nuk jane te medha, ndersa golat e pesuar kane ardhur nga gabime individuale. Kini besim, te gjithe bashke te shpetojme sezonin dhe per te punuar per Dinamon qe meriton te jete ne elite”.

“Nuk ka asnje çeshtje pagash, lojtaret ne fjale kane refuzuar te sterviten e te luajne se iu eshte vonuar paga e fundit vetem 10 dite. Pjesa tjeter eshte paguar, disa jane shlyer edhe deri ne fund te sezonit. Kalimi i pronesise zyrtarisht eshte ceshtje 2-3 ditesh”.

1|

2

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"